EMRI/ Ndryshime në polici, largohet nga drejtimi shefi i komisariatit të Kolonjës. Ja kush e zëvendëson

Aktualitet

EMRI/ Ndryshime në polici, largohet nga drejtimi shefi i komisariatit

Vijojnë lëvizjet në drejtorinë e policisë së juglindjes.

Sipas informacioneve, shefi i komisariatit të Kolonjës, komisar Alket Pashaj largohet nga detyra ndërsa në vend të tij, vendoset shefi i seksionit të trafiqeve komisar Robert Haskaj.

Mësohet se lëvizja është miratuar ditën e sotme nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit.

Komisar Alket Pashaj pritet të vendoset në një tjetër pozicion në polici që do të zbardhet në vijim. Sa i përket, shefit të ri të komisariatit të Kolonjës, ai më parë ka mbajtur postin e shefit të seksionit të trafiqeve në dvp Korccë si edhe më herët, postin e drejtuesit të Amp.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion