Digjen 40.000 hektarë pyje në Greqi, situata ende nuk është vënë në kontroll

Është përmirësuar situata e zjarrit në Kornthi, në pjesën perëndimore të Athinës, por ende nuk është vënë nën kontroll. Mediat greke kanë bërë me dije se zjarri ende nuk është fikur për shkak të erërave të forta që e ka përkeqësuar situatën.
Në terren kanë qenë 12 avionë dhe 3 helikopterë të forcave zjarrëfikëse, duke ndihmuar nga ajri për shuarjen e zjarrit. Që në nisjen e zjarrit u evakuuan 6vendbanime përreth zones. Mediat shkruajën se deri më tani janë djegur 40.000 hektarë pyje.
Deri më tani janë shkrumbuar disa ndërtesa e banesa pushimesh, në të cilat nuk banonin njerëz dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.


