Zbardhet dokumenti i ushtrisë amerikane: Bota është shumë pranë Luftës Bërthamore

Bota

Zbardhet dokumenti i ushtrisë amerikane: Bota është shumë
Një dokument i ri nga ushtria amerikane tregon se rreziku i Luftës Bërthamore në të gjithë botën është vetëm në rritje.

Letra u mor dhe më pas u shpërnda nga Federata e Shkencëtarëve Amerikanë, si një përditësim mbi gjendjen dhe veprimtarinë e forcave të armatosura në të gjithë globin dhe mënyrën se si SHBA  duhet të reagojë ndaj këtij rreziku.

Dokumenti i Pentagonit thotë se ‘potenciali’ për një Luftë Bërthamore është më i madh mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tilla si Rusia, Kina, Koreja e Veriut dhe Irani.

Nga antagonistët e SHBA-së, Rusia dhe Kina janë vendet me armatimet më të fuqishme dhe më të shumta.

Sidoqoftë, siç e dimë, Koreja e Veriut ka qëlluar me raketa kohët e fundit, kështu që edhe kjo është shqetësuese.

Dokumenti pretendon se SHBA është përpjekur të ulë potencialin për konflikt bërthamore, por pranon se “Asnjë kundërshtar i mundshëm nuk ka zhvlerësuar rolin e armëve bërthamore në strategjinë e saj të sigurisë kombëtare ose numrin e armëve bërthamore që kanë në pronësi”.

“Përkundrazi! Shtetet e mësipërme kanë lëvizur në drejtim krejt të kundërt, duke u përqendruar tek forca e armëve bërthamore. Si rezultat, ekziston një potencial i shtuar për konfliktet rajonale që përfshijnë kundërshtarët e armatosur bërthamorë në disa pjesë të botës”, thuhet në dokumentar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion