Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Gjermani, të paktën 19 të vdekur (VIDEO)

Këto janë pasojat e një moti të çmendur me stuhi e reshje të dendura shiu, që kanë goditur orët e fundit rajonet perëndimore të Gjermanisë.
Këto pamje janë xhiruar nëpër qytetet e rajonit të Rheinland-Pfalz, ku lumenjtë dolën nga shtrati për shkak të prurjeve të mëdha, duke marrë me vete automjete e gjithçka tjetër gjetën përpara. Bilanci i deritanishëm është tragjik, të paktën 19 të vdekur e të paktën 70 të zhdukur.
Rheinland-Pfalz Eyalet Başbakanı Malu Dreyer [Almanya’nın batısında sel]:
— EHA MEDYA (@eha_medya) July 15, 2021
▪️“Ölüler, kayıplar ve hâlâ tehlike altında olanlar var.”
▪️“Böyle bir felaketi daha önce görmedik.”
▪️“Gerçekten çok korkunç bir durum.”
- ZEIT -pic.twitter.com/m0UB2JbKpt
Në disa raste, niveli i ujërave kapërceu lartësinë e katit të parë, duke u bërë shkak për shembjen e disa banesave si në rastin e qytezës Shuld, 70 kilometra në jug të Këlnit. Ekipet e emergjencës po evakuojnë me shpejtësi banorët e rrezikuar në zonat e përmbytura.
Për autoritetet lokale, kjo është një katastrofë e vërtetë që banorët e zonave nuk e kishin parë kurrë. Këto përmbytje janë një tjetër fakt se ngrohja globale po ecën në një rrugë pa kthim, duke shtuar intensitetin e katastrofave në gjithë globin.


