Vuçiç bisedë telefonike me Scholz: Kosova me këmbëngulje nuk themelon Asociacionin

Kosovë&Rajon

Vuçiç bisedë telefonike me Scholz: Kosova me

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Oilaf Scholz.

Vuçiç ka zbardhur detaje nga biseda dhe tha se ndër të tjera kanë diskutuar edhe për çështjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Vuçiç, siç tha ai në postimin e tij në Facebook, i ka thënë Scholz-it, se “Prishtina e shmang me këmbëngulje themelimin e Asociacionit të Komunave (të banuara me shumicë) Serbe”.

“Kemi shkëmbyer mendime për të gjitha çështjet delikate në kuadrin e ngjarjeve aktuale globale dhe posaçërisht diskutuam për vendin dhe rolin e Serbisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për rrugën evropiane të vendit tonë.

 Kancelarin Scholz e informova në detaje për gjendjen pothuajse të patolerueshme për komunitetin serb në Kosovë, si dhe për shmangien e vazhdueshme të Prishtinës për të përmbushur obligimet e pranuara dhe të nënshkruara, veçanërisht në lidhje me formimin e Asociacionit”, ka shkruar Vuçiç.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion