Vuçiç bashkon forcat me izraelitët! Serbia planifikon prodhimin e dronëve, zbulohet arsyeja

Bota

Vuçiç bashkon forcat me izraelitët! Serbia planifikon
Serbia do të ketë gjysmën e pronësisë në kompaninë e përbashkët, e cila, sipas tij, duhet të nisë punën në shtator.

“Ju gjurmon, ju ndjek pas dhe zgjedh objektivin” - me këto fjalë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i përshkroi dronët që planifikohen të prodhohen në këtë shtet në bashkëpunim me kompaninë izraelite, Elbit Systems.

Vuçiç zbuloi edhe më shumë detaje, duke thënë se Serbia do të ketë gjysmën e pronësisë në kompaninë e përbashkët, e cila, sipas tij, duhet të nisë punën në shtator.

Megjithatë, kompania në të cilën Elbit do të jetë bashkëpronare, dhe e cila është e regjistruar për prodhimin e armatimit, ende nuk është regjistruar, tregojnë të dhënat publike të regjistrit të bizneseve.

Për shkak të një hetimi mbi veprime korruptive, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) vitin e kaluar përkohësisht ndaloi blerjet e teknologjisë së Elbit-it, ndërsa partneri i kompanisë izraelite në Serbi pritet të jetë kompania shtetërore Jugoimport-SDPR, kompani ombrellë e industrisë serbe të mbrojtjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion