Vritet me thi'kë 15-vjeçari në Gjermani /Policia shpall në kërkim dy të rinj, një grek dhe një shqiptar

Bota

Vritet me thi'kë 15-vjeçari në Gjermani /Policia shpall

Një 15-vjeçar është vrarë me thikë në Gjermani, ndërsa policia ka shpallur në kërkim një 22-vjeçar shqiptar nga Kosova dhe një 23 vjeçar ne nënshtetësi greke.

Krimi ndodhi pas një feste gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës në Marsberg-Essentho, në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë.

Viktima, një 15-vjeçar me shtetësi gjermane nga Dortmundi, humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një 18-vjeçar me shtetësi rumune mbeti i plagosur rëndë nga goditjet me thikë dhe ndodhet i shtruar në spital.

Autoritetet gjermane kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e dy të dyshuarve. Në kërkime është angazhuar edhe një helikopter policie, ndërsa kontrollet janë shtrirë në zonat e Marsbergut dhe Olsbergut.

Sipas hetimeve paraprake, sulmit i ka paraprirë një konflikt, por motivi dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Prokuroria ka bërë të ditur se, për momentin, nuk do të publikojë përshkrimin e të dyshuarve, por nuk përjashton mundësinë që kjo të ndodhë nëse kërkimet nuk japin rezultat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion