Vritet lideri i Hamasit, organizatori i fillimit të luftës një vit më parë

Bota

Vritet lideri i Hamasit, organizatori i fillimit të luftës një

Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar u vra këtë të enjte në një sulm izraelit në Gazën jugore.

Një zyrtar izraelit e ka konfirmuar këtë lajm për transmetuesin publik Kan.

“Është 100 për qind e konfirmuar se udhëheqësi i Hamasit Sinwar vdiq sot në një përleshje me trupat izraelite”, tha Suleiman Maswade, një gazetar për transmetuesin publik izraelit Kan, pas disa orësh spekulimesh.

Yahya Sinwar u emërua shefi i përgjithshëm i Hamasit në gusht pas vrasjes së paraardhësit të tij Ismail Haniyeh në Teheran . Ai ka shërbyer më parë si udhëheqës i grupit brenda Rripit të Gazës, një pozicion të cilin e mori në vitin 2017.

Sinwar aktualisht kryeson listën e më të kërkuarve të Izraelit. Agjencitë e sigurisë të vendit besojnë se ai organizoi planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve të paprecedentë të 7 tetorit 2023 në Izraelin jugor, të cilat vranë mbi 1200 njerëz dhe 251 u kthyen në Gaza si pengje

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion