“Ma dhuroi motra dyqanin”/ Fshehu pasurinë, GJKKO shpall fajtor ish-gjyqtarin e Kushtetueses

Aktualitet

“Ma dhuroi motra dyqanin”/ Fshehu pasurinë, GJKKO shpall fajtor

Ish gjyqtari kushtetues, Fatos Lulo është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme për akuzën e fshehjes së pasurisë. Lulo u dënua me 9 muaj burg, por iu konvertua në 80 orë punë në shërbim të publikut. Por llojin e punës dhe ditët ngarkohet shërbimi i provës sipas sugjerimeve që jep SPAK.

Ish Gjyqtari Kushtetues u shkarkua nga shkalla e parë e vetingut më 23 mars 2018, vendim i lënë në fuqi edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Atij i është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 172 m2 në Tiranë.

Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia ka bërë dhuratë motra. Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë euro, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro. Por, komisionet e Vetingut kanë konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion