VIDEO/ Goditi tifozin me grushta, arrestohet sulmuesi i klubit të Premier League

Sport

VIDEO/ Goditi tifozin me grushta, arrestohet sulmuesi i klubit të Premier

Sulmuesi i Sheffield United, Oliver McBurnie është arrestuar ditën e sotme pasi sulmoi fizikisht një tifoz, i cili po e filmonte. Gjatë paradites ai po kalonte në lagjen e tij dhe fillimisht i rrëmbeu telefonin fansit, duke u munduar ta prishë me këmbë.

Më pas ai e goditi me grushte, teksa i gjithë incidenti është filmuar nga telefoni i fansit, kamera e të cilit qëndroi e ndezur edhe pasi u godit nga McBurnie. Videoja prej 25 sekondash u publikua nga djali i sulmuar dhe u bë menjëherë virale.

VIDEO/ Goditi tifozin me grushta, arrestohet sulmuesi i klubit të Premier

Pas kësaj policia zbarkoi në shtëpinë e McBurnie dhe shoqëroi sulmuesin 24-vjeçar, që njihet për personalitetin ekspulsiv herë pas here. Pas arrestimit një nga zyrtarët e policisë doli me deklaratë dhe tregoi rrethanat e ngjarjes aspak të hijshme.

“Një 24-vjeçar nga Knaresborough (Angli) është arrestuar në lidhje me një incident, i cili përfshiu një djalë tjetër duke u sulmuar. Viktima 21-vjeçare pësoi dëmtime në fytyrë gjatë incidentit.


Gjithçka ndodhi pak para orës 8.30 pasdite të shtunën më 8 maj në High Street, Knaresborough. 24-vjeçari i arrestuar mbetet ende në paraburgim. Kushdo që ka qenë dëshmitar i incidentit kërkohet të kontaktojë policinë”, u shpreh zyrtari i policisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion