I shpëtoi tragjedisë në Itali nga përqafimi i të atit, mjekët flasin për shëndetin e 5-vjeçarit

Bota

I shpëtoi tragjedisë në Itali nga përqafimi i të atit,

Mjekët në Itali kanë nisur që zgjojnë nga koma Eitanin e vogël, i cili është i mbijetuari i vetëm i tragjedisë në Itali. Pesëvjeçari ndodhet në një spital në Torino pasi teleferiku në të cilin ai ndodhej bashkë me familjarët e tij u rrëzua duke i marrë jetën 14 personave.

Tashmë mjekët janë optimistë se gjendja e tij mund të përmirësohet dhe kanë nisur procesin zgjimit pasi fëmija kaloi një natë të qetë.

“Po i reduktojmë dozën e medikamenteve që e kanë mbajtur më gjumë deri më tani,” thanë mjekët që po kujdesen për të.


Mjekët e spitalit Regina Margherita thanë se fëmija është përgjigjur mirë ndaj mjekimit dhe se rezonanca magnetike që iu bë nuk tregoi dëme neurologjike. Eitan Biran dyshohet të ketë shpëtuar nga përqafimi i i të atit e cili e mbuloi me trupin e tij në momentin që teleferiku po rrëzohej.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion