Von der Leyen shpall fitoren e PPE, i deklaron “luftë” ekstremit të djathtë

Bota

Von der Leyen shpall fitoren e PPE, i deklaron “luftë”

Ursula von der Leyen, kandidatja kryesore e qendrës së djathtë, u është drejtuar mbështetësve në selinë e partisë në Bruksel, pasi një vlerësim paraprak i zgjedhjeve europiane tregon se Partia Popullore Europiane mbetet formacioni më i fortë politik, që do të drejtojë Parlamentin e ri Evropian, me mbi 180 eputetë.

Duke parë rritjen e frikshme të ekstremit të djathtë, që doli forcë e parë në Francë dhe Austri, e me shumë gjasë do të triumfojë me Georgia Melonin në Itali, Von der Leyen u zotua që do të ndërtojë një "bastion kundër ekstremistëve" në parlamentin e ri të BE-së.

"Ne do të ndërtojmë një bastion kundër ekstremeve nga e majta dhe nga e djathta. Asnjë shumicë nuk mund të formohet pa PPE.

Ne jemi partia më e fortë. Ne jemi spiranca e stabilitetit dhe votuesit e pranojnë udhëheqjen tonë në pesë vitet e fundit. Ishim të vendosur, ishim të bashkuar, ia dolëm!”, deklaroi ajo.

Von der Leyen, e cila po konkurron për një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian, ka reflektuar mbi fushatën e saj, gjatë së cilës vizitoi 17 shtete anëtare dhe 31 qytete.

"Kjo ishte një nga përvojat më të mira që kam pasur ndonjëherë në jetën time politike. Ishte vërtet e mrekullueshme”, tha ajo, duke vënë në dukje se kishte ndjerë shumë besim te PPE dhe Bashkimin Evropian. "Dhe sonte, kjo është konfirmuar", u tha ajo mbështetësve./a2 cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion