Vodhi për të jetuar në luks, ja si mashtronte njerëzit ‘fëmija i pasur i Instagram-it’

Bota

Vodhi për të jetuar në luks, ja si mashtronte njerëzit

Jack Watkin, 26 vjeç, i cili u bë i njohur si “fëmija i pasur i Instagramit”, është dënuar me gjashtë vjet burg për mashtrimin e miqve dhe të afërmve në një skemë mashtrimi që arrinte në pothuajse 230,000 euro.

Watkin u paraqit në rrjetet sociale si milioner, duke pretenduar se familja e tij ishte “si Kardashianët e Britanisë”, për të bindur njerëzit të investonin në një biznes fiktiv të çantave luksoze të markës Hermès. Ai premtonte kthime të mëdha financiare nëse njerëzit i jepnin hua para për të blerë dhe shitur çanta Hermès – por realisht nuk kishte as çanta dhe as fitime.


Jetë luksoze me para të vjedhura


Sipas Gjykatës së Kurorës në Chester dhe raportimeve të Daily Mail, gjatë dy viteve e gjysmë, Watkin, i papunë, shpenzoi mbi 1.38 milionë euro për hotele me pesë yje, pushime luksoze dhe mallra firmato.

Ai jetonte për javë të tëra në hotele luksoze në Londër, ku dhomat kushtonin deri në 3,450 euro nata, duke akumuluar një faturë hoteli prej 156,000 euro në gjashtë muaj.

Gjithashtu, ai pagoi më shumë se 25,000 euro për të udhëtuar nëpër Londër me Rolls Royce me shofer, dhe shpenzoi rreth 78,000 euro në Harrods, ku gjithashtu kërkonte viktima të reja për mashtrimet e tij.

ME TE LEXUARAT