Vizita e Mbretit Charles në Vatikan, zbardhen detajet nga takimi i tij me Papa Françeskun!

Çifti mbretëror britanik u prit pasditen e sotme nga Papa Françesku në Vatikan.
Kjo është një vizitë e “paplanifikuar”, duke qenë se ishte bërë e ditur se Papa Françesku, i cili po shërohet pas një qëndrimi të gjatë në spital, nuk do të takohej sot pasdite me çiftin mbretëror britanik, Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla.
Në deklaratën e Vatikanit thuhet se Papa Françesku pati një takim privat me madhërinë e tyre. Gjatë bisedës, Papa pati mundësinë t'i uronte për përvjetorin e martesës dhe të merrte urimet për një shërim të shpejtë.
Sipas informacioneve, Françesku do të bëjë të gjitha përpjekjet për të qenë i pranishëm të paktën në disa nga ceremonitë fetare të Javës së Madhe të Pashkëve.


