Qeni hero shpëton foshnjën e braktisur në shkurre, policia në kërkim të nënës së zhdukur

Bota

Qeni hero shpëton foshnjën e braktisur në shkurre, policia

Një foshnje e porsalindur që ishte braktisur në një shkurre në park, u shpëtua falë Helit, një qen i racës Huskey, që kishte dalë për shëtitje me kujdestarin e tij, ndërsa nëna e bebes mbetet ende e zhdukur.

Terry Walsh, 64 vjeçar, ishte duke ecur me qenin dhe në një moment, shoku i tij katërputrosh u pengua nga një grumbull batanijesh, që ndodheshin poshtë një shkurreje në Birmingham të Anglisë.

"Papritmas dëgjova fëmijën duke qarë", thotë Walsh. "Mendoj se ishte zhurma nga ku u pengua Heli, që zgjoi foshnjën. Policia u njoftua menjëherë dhe transportoi të porsalindurin në spital.

George ( kështu ia vendosi policia emrin foshnjës) gëzon shëndet të mirë. Policia po kërkon nënën e djalit të porsalindur dhe për këtë arsye ata publikuan shumë foto të bebes.

Punonjësi i policisë ka shpërndarë fotot e të porsalindurit ne Twitter dhe shkruan një mesazh për nënën e djalit: "Ju jeni shqetësimi im kryesor. Duam të sigurohemi se jeni mirë. Nuk i di rrethanat që kanë të bëjnë me lindjen e George, por ne jemi të gatshëm t'ju ofrojmë çdo ndihmë nëse keni nevojë. Foshnja është e sigurt dhe mirë, sigurohuni që nuk keni probleme."

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion