VIDEO/ Zëdhënëses së Lavrov i bie telefoni në konferencë: E urdhërojnë të mos flasë për sulmin me raketë balistike

Bota

VIDEO/ Zëdhënëses së Lavrov i bie telefoni në

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka ndërprerë në mënyrë të pazakontë konferencën për shtyp që po mbante në Moskë dhe i është përgjigjur një telefonate që i ka ardhur në telefonin celular.

Gjatë bisedës telefonike dëgjohet një zë mashkulli i cili i kërkon Zakharovës të mos komentojë sulmin me raketë balistike ndërkontinentale që Rusia ndërmori këtë të enjte ndaj Ukrainës.

Në momentin e telefonatës, mikrofonat ishin ende të ndezur duke bërë që të dëgjohet e gjithë biseda e plotë. Urdhri për të shmangur komentet ka ardhur direkt nga qeveria ruse.


Biseda e regjistruar gjatë konferencës për shtyp së Zakharovës ishte, tregon kontrollin e rreptë që Kremlini ka mbi çdo koment që bëhet mbi ngjarjet e luftës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion