“Përse më sheh shtrembër”, si nisi konflikti me thikë në “Qytetin Studenti”

Aktualitet

“Përse më sheh shtrembër”, si nisi konflikti me

“Përse me bllokove rrugën, përse më sheh shtrembër”. Kjo ishte zanafilla e konflitit me thikë në “Qytetin Studenti”, ngjarje e ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

ABC News mëson se ky ka qenë diskutimi mes autorit, 19-vjeçarit Ajdin Ajvazi dhe të plagosurit, 20-vjeçarit Aron Demiraj.

Fillimisht, ata kanë debatuar me tone të ashpra, më pas janë përleshur dhe autori e ka plagosur me thikë 20-vjeçarin.


Më pas, autori është larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes dhe rreth 30 minuta më pas është arrestuar. 

Ndërkohë, i riu i cili ka marrë tre goditje, në brinjë, në qafë dhe shpatull u transportua në spitalin e Traumës.

ME TE LEXUARAT