Video/ U kap në momente intime me sekretaren e tij, deputetët qeshin gjatë fjalimit të ish-ministrit britanik
Lajmifundit
/
7 September 2021, 19:10
Bota

Ndërsa po mbante fjalën në Dhomën e Komuneve, ku po fliste me superlativa për kryeministrin Boris Johnson dhe reformën në kujdesin social, kolegët nuk i mbajtën dot të qeshurat dhe hilaritetin në sallë.
“Britanikët do të fitojnë dinjitetin me reformën e kujdesit social”, tha ministri i dorëhequr, ndërsa salla shpërtheu në të qeshura.
Hancock u detyrua të linte kabinetin në 26 qershor pas publikimit të pamjeve nga “The Sun” ku ai shfaqej duke shkëmbyer puthje të nxehta me sekretaren e tij gjatë periudhës së pandemisë.


