Aksidentohen 2 makina në aksin Lushnje-Berat, plagosen 5 persona
Lajmifundit
/
7 September 2021, 18:58
Aktualitet

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat.
Mësohet se si pasojë e aksidentit janë lënduar 5 persona.Si pasojë e aksidentit dy automjetet e përfshira në aksident kanë përfunduar në kanal.
Fatmirësisht mësohet se të pestë të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


