VIDEO/ Po mbante fjalim, kongresmenia demokrate në Minneapolis sulmohet dhe spërkatet me substancë

Bota

VIDEO/ Po mbante fjalim, kongresmenia demokrate në Minneapolis sulmohet dhe

Kongresmenia demokrate amerikane, Ilhan Omar, u vu në shënjestër mbrëmjen e së martës, më 27 janar, gjatë një fjalimi në Minneapolis nga një burrë që e spërkati me një substancë të paidentifikuar nëpërmjet një shiringe.

Burri u shoqërua jashtë godinës ndërsa Omar vazhdoi fjalimin e saj, duke thënë: “Ne mbetemi të fortë përballë çdo gjëje që na hedhin”.

“Policia e Minneapolis arrestuan shpejt individin, i cili tani është në paraburgim. Kongresmenja është e sigurt. Ajo vazhdoi tubimin e saj publik sepse nuk do t’i lejojë ngacmuesit të fitojnë”, tha zyra e Omar në një deklaratë.

Eventi u mbajt në qytetin e saj të lindjes, Minneapolis, i cili është tronditur për javë të tëra nga operacionet e zbatimit të ligjit për imigracionin dhe vdekja e dy personave që protestuan kundër tyre.

“Do të vazhdojmë, ata nuk do t’ia dalin mbanë me këtë,” deklaroi Omar menjëherë pas sulmit dhe pasi kërkoi një pecetë.

Ilhan Omar, një figurë e shquar e së majtës amerikane me origjinë somaleze, ka qenë prej kohësh një shënjestër e së djathtës amerikane, dhe e presidentit Donald Trump.

I pyetur nëse e kishte parë videon e sulmit ndaj kongresmenes amerikane, Trump e cilësoi atë si “mashtruese” dhe se mund ta ketë inskenuar vetë incidentin.

“Mendoj se ajo është një mashtruese. Aspak nuk mendoj kështu. Ajo ndoshta e ka spërkatur veten me sprej, duke e njohur atë. Nuk e kam parë. Shpresoj të mos kem pse të shqetësohem.“, tha Trump.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion