Meta kërkon lirimin nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO vendimin për masën “arrest me burg”

Aktualitet

Meta kërkon lirimin nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO vendimin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë, e cila i rrëzoi sërish kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg” në një masë më të lehtë.

Mësohet se ankimimi është regjistruar në Apelin e Posaçëm më 26 janar.

Kërkesa e ish presidentit për lirim nga qelia është rrëzuar edhe më parë nga të tria shkallët e gjyqësorit që kanë vendosur ta lënë në burg.

Kreu i PL i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se vendimet e tre shkallëve të gjyqësorit që kanë lënë në fuqi masën e arrestit janë antikushtetuese dhe cenojnë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Meta ndodhet në qeli prej tetorit 2024, dhe akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion