VIDEO/ Pasagjerë dhe punonjës të panikuar, pamje të reja nga sulmi iranian në aeroportin e Dubait

Bota

VIDEO/ Pasagjerë dhe punonjës të panikuar, pamje të reja nga

Një video e re po qarkullon në rrjete sociale ndërsa tregon momentin e shpërthimit dhe panikun në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait të shtunën në mbrëmje pas sulmit iranian. Pamjet tregojnë momentin e shpërthimit, ndërsa pasagjerët dhe punonjësit panikosen dhe vrapojnë.

Sulmi çoi në evakuimin e menjëhershëm të një pjese të aeroportit dhe pezullimin e të gjitha fluturimeve, ndërsa pasagjerët dhe stafi u dërguan me urgjencë në vende të sigurta. 

Sulmi është pjesë e hakmarrjes së vazhdueshme iraniane në të gjithë Lindjen e Mesme, pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael që çuan në vdekjen e udhëheqësit suprem të Teheranit. Dubai është vendosur në gatishmëri të lartë ndërsa autoritetet që monitorojnë nga afër zhvillimet dhe marrin masa emergjente sigurie.

ME TE LEXUARAT