Në kërkim nga Gjermania për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë, pritet ekstradimi

Aktualitet

Në kërkim nga Gjermania për drogë, kapet 19-vjeçarja

Një 19-vjeçare është kapur nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjermania për krime në fushën e narkotikëve.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe falë shkëmbimit të informacioneve ndërmjet shërbimeve të DFPO-së dhe homologëve gjermanë, në kuadër të fazës së 85-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, shërbimet operacionale të DFPO-së lokalizuan dhe kapën në Tiranë shtetasen gjermane, Maryam Assaf, 19 vjeçe.

Kjo shtetase kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi provizor i saj u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion