Video/ Sulmon me thikë gruan në metro, kalimtari e bën agresorin të pendohet

Bota

Video/ Sulmon me thikë gruan në metro, kalimtari e bën agresorin

Një kalimtar rasti i ka dalë në ndihmë një gruaje, e cila sulmohet brutalisht me thikë nga një burrë në platformën e metrosë së Manhattan në New York.

Pamjet e kamerave të sigurisë por edhe të kalimtarëve të rastit, shfaqin sulmuesin duke e sulmuar nga pas – duke e rrëzuar në tokë gruan që në momentet më kritike i del në ndihmë një kalimtar rasti.

Ishte pikërisht Sean Conaboy që u fut “në lojë” duke e rrëzuar për tokë burrin që mbante thikën në dorë, dhe që ia kishte mësyrë gruas së pambrojtur dhe që bërtiste nga frika.

Ai në stilin “jiu’jitsu” rrëzoi sulmuesin, e më pas e ndihmuan edhe të tjerët që ta vënë nën kontroll sulmuesin – duke pritur që të shfaqet policia për ta prangosur.

52-vjeçari që shpëtoi gruan thotë se edhe para sulmit burri ishte sjellë çuditshëm, dhe se tërë kohën i është dukur i dyshimtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion