Horror në Izrael, 20-vjeçari i ngul thikën në shpinë ushtarit, policia e qëllon për vdekje

Bota

Horror në Izrael, 20-vjeçari i ngul thikën në shpinë

Një 20-vjeçar ka plagosur me thikë një ushtar izraelit dhe një qytetar të thjeshtë në lindje të Jerusalemit, ndërsa më pas është vrarë nga policia.

Këta të fundit e kanë cilësuar sulmin si terrorist, e në videon që kanë publikuar shfaqin trupin e pajetë të 20-vjeçarit të shtrirë në tokë.

Incidenti ndodhi në afërsi të selisë Sheik Jarah.

“Ushtari ka marrë ndihmën e shpejtë në vendin e ngjarjes dhe është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të ushtrisë izraelite.

Në pamjet e publikuara në rrjet, shihet dhe momenti ku policia vret të riun.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion