VIDEO/ Momenti kur policia vret autorin e sulmit në sinagogën e Mançesterit, s`pranoi dorëzimin!

Policia britanike thotë se sulmi vdekjeprurës në një sinagogë në Mançester, është shpallur incident terrorist.
Dy persona vdiqën në makinë dhe sulm me thikë, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të rëndë, teksa autori i krimit u eliminua nga policia.
Policia beson se e di identitetin e sulmuesit, i cili u qëllua për vdekje nga oficerë të armatosur, kurse dy persona të tjerë janë arrestuar. Autori u shfaq i veshur me jelek antiplumb dhe bomba.
“Kthehuni, ai ka një bombë!”, ishin thirrjet e oficerëve gjatë aksionit.
Pamjet tregonin policinë duke paralajmëruar publikun – me një fotografi që tregon një burrë me sende rreth belit dhe më pas e godet për vdekje pasi ai nuk pranon dorëzimin (pas minutës 2 në video).
Policia thotë se një “numër i madh njerëzish” po luteshin në sinagogën e Heaton Park – sot është Yom Kippur, dita më e shenjtë në kalendarin hebraik.
Një dëshmitar i tha BBC-së se policia i dha të dyshuarit “disa paralajmërime – ai nuk dëgjoi kështu që ata hapën zjarr”.
Keir Starmer e përfundoi udhëtimin në Danimarkë më herët dhe shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, duke dënuar ngjarjen e rëndë. Gjithashtu deklaroi edhe masa sigurie shtesë në të gjitha sinagogat e vendit.
PANORAMA


