Momente të sikletshme gjatë takimit me Erdogan, presidenti nigerian rrëzohet teksa po futej në Pallatin Presidencial

Bota

Momente të sikletshme gjatë takimit me Erdogan, presidenti nigerian

Presidenti nigerian Bola Ahmed Tinubu, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi, pësoi një incident gjatë ceremonisë së pritjes në Pallatin Presidencial në Ankara, ku u prit nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Sipas mediave, ngjarja ndodhi gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, në momentin kur presidenti Tinubu po përshëndeste trupat. Pak çaste më vonë, ai humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Me ndihmën e të pranishmëve, Bola Ahmed Tinubu u ngrit shpejt në këmbë dhe u konstatua se nuk kishte pësuar lëndime. Pavarësisht incidentit të pafat, programi zyrtar vijoi normalisht pas një vonese të shkurtër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion