Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Aktualitet

Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për

Për ditën e mërkurë  vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar.

Ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshjet e shiut hera-herës fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 19 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 0 gradë celcius.

Në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet deri mesatar, ndërsa në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metra dhe në juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindja-jugperëndimi  me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 4-6 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion