VIDEO/ Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan dhunon për vdekje bashkëshorten

Bota

VIDEO/ Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan dhunon për vdekje

Ish-ministri i Ekonomisë së Kazakistanit, Kuandyk Bishimbayev ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij Saltanat Nukenova. Pas dasmës, Bishimbayev filloi të shfaqej agresiv ndaj gruas së tij. Ai e ndaloi gruan të komunikonte me të afërmit dhe miqtë me telefon, ia kontrollonte mesazhet dhe lëvizjet ndërsa e ndaloi edhe të shkonte në punë.

Çifti u grindën në një restorant dhe Saltanat tha se donte të prishte lidhjen. I dehur Bishimbayev filloi ta rrihte brutalisht me duar dhe këmbë, si rezultat ajo vdiq. Ai e torturoi gruan e tij për disa orë. 

Në gjyq, Bishimbayev u deklarua i pafajshëm dhe avokatët e tij kërkuan riklasifikimin e akuzave nga Vrasje e kryer me mizori të veçantë dhe Torturë në Shkaktim i vdekjes nga pakujdesia.

Tragjedia e ka rikthyer çështjen e dhunës në familje në diskutimin e shoqërisë kazakistaneze. Publiku shqetësohet se ish-ministri mund t’i shpëtojë përgjegjësisë dhe çështja e tij mund të riklasifikohet si më e butë. Ndryshe Bishimbayev përballet me 20 vjet burgim ose burgim të përjetshëm. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion