Aksident në Shkodër, i riu përplas me makinë të moshuarin

Aktualitet

Aksident në Shkodër, i riu përplas me makinë të

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Shkodër, ku një 29-vjeçar ka përplasur me makinë një të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40 në rrugën “Gjuhadol”.

Për pasojë i moshuari, rreth 70-vjeç, është transportuar me urgjencë në spital.


“Informacion paraprak/Rreth orës 08:40, në rrugën “Gjuhadol”, automjeti me drejtues shtetasin 29  vjeç, ka aksidentuar një të moshuar, rreth 70 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

I lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion