VIDEO/ Incident i rëndë në aeroportin e Heathrow, përplasen dy avionë pasagjerësh

Bota

VIDEO/ Incident i rëndë në aeroportin e Heathrow, përplasen

Dy avionë pasagjerësh janë përplasur në një pistë në aeroportin Heathrow në Londër të shtunën.

Sipas mediave britanike, një rimorkiator po lëvizte një avion të Virgin Atlantic, kur krahu i tij u përplas me një avion të British Airways.

Shërbimet e urgjencës shkuan me shpejtësi në vendin e aksidentit dhe sipas Virgin Atlantic askush nuk ishte në bord në atë moment.

“Siguria e klientëve dhe ekuipazhit tonë është gjithmonë prioriteti ynë i parë. Ne mund të konfirmojmë se askush nuk ishte në bordin e avionit të Virgin Atlantic në kohën e incidentit”, tha një zëdhënës i linjës ajrore.

Ai shtoi se një hetim i plotë është nisur nga inxhinierët që po kryejnë kontrolle në aeroplanin, i cili aktualisht është jashtë shërbimit.

 

ME TE LEXUARAT