VIDEO/ E gjatë 3 km dhe shkurton rrugën nga 2 orë në… 2 minuta! Kina përuron urën më të madhe në botë

Bota

VIDEO/ E gjatë 3 km dhe shkurton rrugën nga 2 orë në…

Kina përuroi sot urën më të lartë në botë, që do shkurtojë rrugën nga 2 orë në vetëm 2 minuta.

Ura e Kanionit të Madh Huajiang, në provincën jugperëndimore Guizhou, është një projekt i konsideruar si një mrekulli inxhinierike dhe që pritet të revolucionarizojë udhëtimet lokale. Struktura mbresëlënëse ngrihet 625 metra mbi lumin Beipan, pothuajse nëntë herë më e lartë se Ura Golden Gate e San Franciskos.

Me një gjatësi totale prej 2,890 metrash, ura kalon Kanionin e Madh Huajiang, i njohur edhe si “çarja në Tokë”.

Projekti u përfundua në tre vjet, duke synuar të zvogëlojë kohën e udhëtimit në rajon nga dy orë në vetëm dy minuta.

“Do të përmirësojë shumë lidhjen rajonale dhe është një projekt historik që shfaq inovacionin e Kinës”, tha Zhang Yin, kreu i departamentit të transportit provincial.

Guizhou, një nga provincat më pak të zhvilluara të vendit, është bërë vitet e fundit një “tokë urash”, duke ndërtuar më shumë se 30,000 ura, përfshirë tre nga më të lartat në botë.

Sot, ajo mban gati gjysmën e 100 urave më të larta në botë, duke përforcuar imazhin e Kinës si një lider global në infrastrukturë.

The world’s tallest bridge opened to traffic Sunday morning in southwest China’s Guizhou Province, slashing travel time across a deep canyon from two hours to just two minutes after three years of construction. #GLOBALink pic.twitter.com/NL05A6FgWn

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion