VIDEO/ Avioni bën ulje emergjente në autostradë, përplaset me makinën

Bota

VIDEO/ Avioni bën ulje emergjente në autostradë, përplaset

Skena kaotike u regjistruan në një autostradë të ngarkuar ndërshtetërore në Florida, SHBA, pasi shoferët e bllokuar në trafik panë një avion të vogël që po u drejtohej dhe më pas u përplas me një automjet në kalim e sipër. Avioni Beechcraft 55, me dy persona në bord, u detyrua të bënte ulje emergjente të hënën pasdite gjatë orës së pikut. Në momentin e uljes së detyruar, ai goditi një makinë, duke shkaktuar një përplasje të fortë.


Shoferi 57-vjeçar i automjetit u plagos lehtë dhe u transportua me urgjencë në spital. Ndërkohë, dy 27-vjeçarët që ndodheshin në avion refuzuan trajtim spitalor, sipas autoriteteve.

Piloti deklaroi se disa sekonda para uljes kishte hasur probleme me motorin, por natyra e defektit mbetet ende e paqartë. Pamjet nga vendngjarja treguan rrugën të mbuluar me mbeturina dhe pjesë të avionit, një skenë që pasqyronte forcën e goditjes.

Aksidenti ndodhi në një prej arterieve më të ngarkuara që lidh Orlandon me Kepin e Kanaveralit. Autoritetet u detyruan ta mbyllnin plotësisht autostradën, duke shkaktuar bllokime masive trafiku deri në pastrimin e mbeturinave. Policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion