U ‘shërbente’ drogë klientëve në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari (EMRI)

Aktualitet

U ‘shërbente’ drogë klientëve në lokalin e tij,

Një 32-vjeçar Klemjan Perndreu është vënë në prangat e policisë, pasi shiste kanabis në lokalin e tij në Vaun e Dejës.

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “SHADOW”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K. P., 32 vjeç, banues në fshatin Kapedan.

Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi dhe në një ambient ngjitur, në fshatin Kapedan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen në doza.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion