Venecia merr vendimin, nuk lejon anijet e lundrimit në qendrën historike të zonës

Një vendim i fundit është marrë nga Venecia, lidhur me mbrojtjen e qytetit madhështor italian. Një ditë më parë, ministrant italianë kanë rënë dakord që anijet e mëdha të lundrimit dhe kontejnerëve nuk do të ishin më në gjendje të hynin në kanalin Giudeça të qytetit, i cili të çon në Sheshin historik të Shën Markut.
Ky vendim i marrë, është duartrokitur nga ministri i Kulturës Dario Franceschini, duke e cilësuar si një vendim të saktë dhe të shumë pritur. Ndërkohë, kritikët argumentojnë se anijet shkaktojnë ndotje dhe shkatërrojnë themelet e qytetit, i cili vuan nga përmbytjet e vazhdueshme.

Anijet e lundrimit aktualisht nuk janë në gjendje të hyjnë në Venecia për shkak të kufizimeve të koronavirusit por mungesa e tyre ka shkaktuar përmirësim të cilësisë së ujit. Presioni për të ndaluar anijet e mëdha ka filluar që në 2019 pasi një anije udhëtimi u përplas në një port në qytet, duke plagosur pesë persona.
Nismat e mëparshme për të ndaluar trafikun e anijeve turistike kanë dështuar po ashtu. Anijet e mëdha tani do të duhet të ankorohen në portin industrial të qytetit derisa të gjendet një zgjidhje e përhershme.


