Vendi i parë në BE që nuk do të pranojë turistët e pa vaksinuar

Bota

Vendi i parë në BE që nuk do të pranojë turistët
Malta do të ndalojë të gjithë turistët të hyjnë në vend, nëse nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit.

Kjo masë pritet të hyjë në fuqi nga e mërkura, njoftoi ministri i Shëndetësisë Chris Fern.

“Ne do të jemi vendi i parë në BE që do të marrim këtë masë, por ne duhet të mbrojmë shoqërinë tonë”, është shprehur Fern gjatë një konferencë shtypi.

Ky vendim u mor pas një rritjes së rasteve me koronavirus. Gjithashtu ministri i Shëndetësisë tha se Malta do të njohë vetëm certifikatat e lëshuara nga BE dhe Britania.

Nga ky rregull do të përjashtohen fëmijët e pa vaksinuar të moshës 5-12 vjeç, prindërit e të cilëve do të lejohen vetëm me një test negativ, ose nëse e kanë kaluar Covid-19.

Ndërkohë Malta deri më tani ka vaksinuar 79% të popullsisë së saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion