Vendi i parë në Bashkimin Evropian, Danimarka heq të gjitha kufizimet ndaj COVID-19, mbi 80% të vaksinuar

Bota

Vendi i parë në Bashkimin Evropian, Danimarka heq të gjitha

Vaksinimi i më shumë se 80 për qind të personave mbi 12-vjeç ka mundësuar që Danimarka të heq gjitha kufizimet për përhapjen e koronavirusit.

Masat ishin në fuqi plot 548 ditë. Ky është njëri ndër vendet e para në Bashkimin Evropian që heq gjitha masat e kufizimit.

Në klubet e natës, nga 10 shtatori nuk kërkohet më dëshmia e të qenurit i vaksinuar. Kjo ishte ndër masat e fundit që ishte në fuqi në këtë vend.

Që nga data 1 shtatori certifikata digjitale e vaksinimit nuk kërkohej më në asnjë vend, përveç klubeve të natës.

Që nga mesi i muajit gusht, mbajtja e maskës në transportit publik nuk është më e detyrueshme.

Megjithatë, autoritetet kanë vendosur që mbajtja e maskës të mbetet e detyrueshme në aeroportet e Danimarkës dhe njerëzit janë këshilluar që ta mbajnë atë kur shkojnë për vizitë te mjeku, në qëndrat e testimit apo spitale.

Në kufijtë e këtij vendi ende zbatohen rregulla të rrepta për shtetasit jo-danezë që synojnë të hyjnë në këtë vend.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion