Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë uron pavarësinë e Kosovës: Le të punojmë së bashku

Kosovë&Rajon

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë uron pavarësinë e

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka publikuar një video në rrjetet sociale me rastin e përvjetorit të 16 të pavarësisë së Kosovës.

Në video janë përfshirë raportet disa vjeçare të miqësisë në mes të SHBA-së dhe Kosovës, momentet nga 17 shkurti 2008, protagonistët e asaj kohe, deklaratat e presidentëve të SHBA-së sa i përket shtetit të Kosovës, gjithashtu dhe përkrahja ushtarake që SHBA i jep Kosovës për një rajon sa më të sigurt.

Në fund të videos jepet mesazhi: “Le të vazhdojmë të punojmë së bashku”.

Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008, ditë e diel, në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall shtet i pavarur e demokratik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion