Varianti “Delta” nuk njeh kufij, pushton Korenë e Jugut

Bota

Varianti “Delta” nuk njeh kufij, pushton Korenë e Jugut

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Koresë së Jugut, Son Young-rae, paralajmëroi se Delta, varianti më i fundit alarmues i koronavirusit të ri (COVID-19) po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin.

Sipas tij, varianti i cili u identifikua për herë të parë në Indi, “aktualisht përbën rreth 7 për qind të rasteve të reja të koronavirusit”. Shifra ishte më shumë se 1 për qind dy muaj më parë, tha ai për radion lokale TBS.

Në katër ditët e fundit, vendi i Azisë Juglindore ka regjistruar mbi 700 raste të reja me COVID-19. Me 711 raste të reja dhe dy viktima në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 160.795, duke përfshirë 2.028 viktima. Deri më tani, 15,3 milionë persona kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa më shumë se 5,3 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht.​​​​​​​//AA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion