Alarmohet Rusia, zhduket avioni me 28 persona në bord, mes tyre edhe fëmijë
Lajmifundit
/
6 July 2021, 08:10
Bota

Është zhdukur një avion An-26 me 28 persona në pjesën lindore të Rusisë. Lajmi u bë me dije nga Agjencia Franceze e Lajmeve, duke treguar se avionii u zhduk nga radarët në rajonin Kamchatka.
Po i njëjti burim bëri me dije se 22 prej personave në bord kanë qenë pasagjerë, ku mes tyre është një fëmijë. “Një helikopter i trupave të Ministrisë të Situatave të Emergjencës ruse po përgatiten për një mision kërkimi dhe shpëtimi.”, thanë burimet.
Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje alarmente.


