Varianti britanik “pushton” zonën e Pulias në Itali, 93% e banorëve të prekur nga ky virus
Lajmifundit
/
5 April 2021, 11:36
Bota

Pulia në Itali është e pushtuar nga varianti britanik i Covid-19. Sipas mediave vendase, pothuajse 93% e rasteve i përkasin këtij version. Lajmin e bëri me dije Instituti Shëndetësor pas një sondazhi të realizuar në rajonin e Pulias.
Ndërkohë që në Itali, edhe pse vaksinimi ka vijuar me hapa të shpejtë, rastet pozitive janë në rritje. Kujtojmë që disa javë më parë, qeveria italiane Italia vendosi masa më të rrepta kufizuese për festën e Pashkëve, me qëllim shkëputjen e përhapjes së zinxhirit të infeksionit të Covid-19.


