Vendimi/ Testi i Covid do bëhet dy herë në javë falas, rezultati do merret brenda 30 minutave

Një lajm të mirë kanë marrë populli britanik. Mësohet se qeveria do u japë akses në kryerjen e dy testeve të shpejta të koronavirusit në javë, nga e premtja. Sipas vendimit të qeverisë, anglezët do të bëjnë testin dhe do të marrin rezultatin brenda 30 minutave dhe ajo që është më e rëndësishmja, testimi do të jetë falas.
Lidhur me këtë vendim, sekretari i shëndetit tha se kjo do të parandalojë përhapjen e virusit pasi masat të lehtësohen. Ndërkohë kritikët kanë thënë se ky vendim do të sjellë humbje të mëdha parash. Ndërkohë kujtojme që më herët kryeministri Boris Johnosn do të takojë kabinetin për të nënshkruar fazën tjetër të lehtësimit të masave në Angli, që parashikon hapjen e dyqaneve jo-thelbësore, hapjen e klubeve dhe hapjen e restoranteve që do të shërbejnë vetëm në ambiente të hapura, nga 12 prilli.


