Vajza 9-vjeçare u gjend e vdekur në shtëpi, policia vë në pranga një adoleshent, dyshohet se…

Bota

Vajza 9-vjeçare u gjend e vdekur në shtëpi, policia vë

Një vajzë nëntëvjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Angli, ndërsa shkaqet e tragjedisë janë ende të paqarta, ndërsa policia njofton se ka arrestuar një adoleshent nën dyshimet se mund të jetë i përfshirë në vrasje.

Sipas ‘The Sun’, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vajza nuk arriti të mbijetonte.

Policia njoftoi se një djalë adoleshent u arrestua me dyshimin për vrasje në zonën Worle, aty pranë, vetëm disa minuta më vonë. Sipas tyre, adoleshenti po mbahet në paraburgim ndërsa hetimet vijojnë.

“Është e pamundur të shprehim me fjalë dhimbjen dhe ankthin që familja po përjeton në këto momente”, u shpreh policia.

Sipas autoriteteve, një hetim penal është duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes. Procesi formal i identifikimit nuk ka përfunduar ende dhe do të kryhet edhe një ekzaminim pas vdekjes.

“Nga respekti për familjen, u bëjmë thirrje njerëzve të mos spekulojnë mbi rrethanat apo identitetet e personave të përfshirë, pasi kjo vetëm sa do të shtonte dhimbjen e tyre,” theksuan ata.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion