Tragjedi në Itali, studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra, shoferi: Nuk e kuptova…

Bota

Tragjedi në Itali, studentja përplaset nga kamioni në vijat e

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Savona të Italisë, ku një 22-vjeçare humbi jetën në një aksident, teksa po kalonte rrugën.

Mediat vendase bëjnë me dije se ajo u godit nga një kamion, duke e zënë nën rrotat e tij. Përpjekjet e shpëtimit ishin të menjëhershme, por nuk kishte asgjë që mund të bëhej për studenten e re.

22-vjeçarja po kalonte rrugën kur u godit nga kamioni. Rrethanat janë ende nën hetim, por sipas disa dëshmitarëve, vajza ishte duke kaluar në vijat e bardha ndërsa semafori ishte jeshil.

Shoferi pasi e goditi me kamion e mori zvarrë për disa metra, pasi nuk e kuptoi se e kishte përplasur. Ndërkohë policia ka arrestuar shoferin, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion