Ushtria amerikane godet anijen e katërt me drogë në brigjet e Venezuelës

Bota

Ushtria amerikane godet anijen e katërt me drogë në brigjet e

Ushtria amerikane ka goditur një tjetër anije që transportonte drogë nga trafikantë të dyshuar në brigjet e Venezuelës.

Sipas njoftimit të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth të vrarë kanë mbetur katër persona.

“Katër narkoterroristë në bord u vranë në sulmin që u zhvillua në ujërat ndërkombëtare, pranë brigjeve të Venezuelës, ndërsa anija po transportonte sasi të mëdha droge të destinuara për në Shtetet e Bashkuara, për të helmuar popullin tonë”, shkroi Hegseth.

Ky është sulmi i katërt i tillë në javët e fundit nga marina amerikane.

“Këto sulme do të vazhdojnë derisa të ndalen sulmet ndaj popullit amerikan”, shtoi Sekretari i Mbrojtjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion