Urdhri i ri, SHBA 3 mijë trupa shtesë në kufirin me Meksikën

Bota

Urdhri i ri, SHBA 3 mijë trupa shtesë në kufirin me Meksikën

Shtetet e Bashkuara do të vendosin afro 3,000 trupa shtesë në kufirin me Meksikën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në rreth 9000, tha të shtunën Komanda Veriore e Shteteve të Bashkuara (NORTHCOM).

Siguria kufitare është një përparësi kryesore për Presidentin Donald Trump, i cili shpalli një emergjencë kombëtare në kufirin amerikan me Meksikën në ditën e tij të parë në detyrë.

“Rreth 2,400 ushtarë nga Divizioni i 4-të i Këmbësorisë dhe rreth 500 ushtarë nga Brigada e 3-të e Aviacionit Luftarak do të dërgohen në kufi”, thuhet në deklaratën e publikuar nga NOTHCOM.


Mes detyrave të tjera të ushtrisë përfshihen edhe operacionet e zbulimit dhe vëzhgimit, thuhet në deklaratë. Ushtarët nuk do të përfshihen në operacionet e ndalimit ose dëbimit, thanë zyrtarët.

Administrata e Presidentit Trump thotë se ka ndërmarrë një përpjekje madhore për të luftuar imigracionin e paligjshëm, ku përfshihen bastisjet, arrestimet dhe dëbimet e imigrantëve të paligjshëm. Qeveria amerikane ka vënë në dispozicion të kësaj përpjekje edhe bazën detare në Gjirin e Guantanamos në Kubë.

Shtetet e Bashkuara kanë dyfishuar numrin e të burgosurve, që konsiderohen si “të rrezikshmërisë së lartë”, në bazën e tyre detare të Gjirit të Guantanamos në Kubë. Këta emigrantë më pas është në plan të dëbohen në vendet e tyre.

Presidenti Trump u zgjodh sërish në Shtëpinë e Bardhë pasi u zotua se do të intensifikojë sigurinë kufitare dhe se do të dëbojë një numër rekord imigrantësh të paligjshëm. Ai kritikoi ish Presidentin Biden për nivelet e larta të imigracionit të jashtëligjshëm gjatë administratës së tij./VOA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion