SPAK operacion në disa qytete, 10 fletë-arreste, në pranga shefat e krimeve në Himarë dhe Lushnjë

Aktualitet

SPAK operacion në disa qytete, 10 fletë-arreste, në pranga shefat

Një megaoperacion është duke u kryer nga Policia e Shtetit, SPAK dhe AMP pas lëshimit të 10 urdhër arresteve.

Në pranga mësohet se janë vënë 4 policë dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Kontrolle janë kryer në disa qytete, në Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastrës, e në zona të ndryshme.

Nga hetimet dhe zbërthimet e aplikacionit të koduar "SkyECC" ka dyshime se zyrtarët e policisë ishin përfshirë në grupe kriminale.

Sipas burimeve në pranga është vënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ai akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Për të njëjtat akuza, në pranga ka  përfunduar edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj.

Ndërsa oficeri i tretë i arrestuar është Erdit Hazizaj.

Në kërkim është shpallur shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi. Sipas Spak ai është i akuzuar për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

Sipas burimeve kontrollet janë kryer gjatë dy ditëve të fundit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion