Urdhri i qeverisë shkakton kaos në spitalet greke, rreth 10 mijë punonjës rrezikojnë pezullimin

Urdhri i qeverisë, për vaksinimin e detyrueshëm, ka shkaktuar kaos në sektorin e shëndetësisë në Greqi. Mediat greke shkruajnë se kjo pasi nuk është i mundur zbatimi pa siguruar paraprakisht zëvendësuesit, siç ka pranuar dhe në media kryetare e Organizatës së Mjekëve Spitalorë, Matina Pagoni.
Në mjaft spitale, mjekë, infermierë e sanitarë pavaksinuar janë në pritje të ndryshimit të vendimit apo largimit, ndërsa janë shënuar dhe mjaft protesta e reagime të sindikatave të ndryshme, ku theksohet se janë pro vaksinimit, por kundër vaksinimit të detyrueshëm me kërcënim vendin e punës.

Megjithëse nuk ka të dhëna të sakta, burime bëjnë të ditur se 10% e mjekëve dhe infermierëve të Greqisë janë të pavaksinuar, ndërsa zëdhënësi i qeverisë Janis Ikonomu ka deklaruar se vendit i duhen 1 milion vaksinime akoma për të patur sërish situatën nën kontroll. Me përhapjen e variantit Delta Greqia po përballet me një valë të katërt, ku shifrat e të infektuarve janë më të lartat të shënuara deri tani./BW


