"Unë jam një pedofil krenar"/ Ditari i kirurgut nxjerr detaje tronditëse; abuzoi me 300 të mitur!

Rasti i kirurgut 74-vjeçar Joel Le Scouarnec, i cili akuzohet për abuzim seksual me 299 fëmijë ka tronditur opinionin publik në Francë. Mizoritë e mjekut që arriti të dilte në pension u zbuluan nga ankesat e viktimave të tij dhe nga ditarët që mbante dhe i gjeti policia.
Në shënimet e tij, Le Scouarnec e përshkruante rregullisht veten si "pedofil", duke regjistruar me detaje përshkruese mënyrën e saktë në të cilën ai kishte abuzuar me secilin fëmijë, duke përfshirë emrin e tyre, datën e abuzimit dhe vendndodhjen ("në zyrë", "në dhomën time").
Madje, disa nga hyrjet i drejtoheshin viktimave, me fraza si “E dashura ime e vogël”. Çdo vit në ditëlindjen e tij regjistronte moshën dhe shkruante: “Unë jam pedofil dhe jam krenar për këtë”.
Jeta e dyfishtë e burrit doli në dritë vetëm kur ai sulmoi paturpësisht vajzën gjashtë vjeçare të fqinjëve të tij tetë vjet më parë dhe ata kontaktuan policinë. Gjatë bastisjes së mëvonshme në shtëpinë e tij në Jonzac, ku ai jetonte pas daljes në pension, policia gjeti 70 kukulla fëmijësh në madhësi reale të fshehura nën dërrasat e dyshemesë, të cilat kirurgu i përdori për kënaqësinë e tij seksuale.
Ata zbuluan gjithashtu video të Le Scouarnec duke veshur paruke ose fustane dhe duke luajtur me kukullat, për të cilat ai shkroi me dashuri në ditarin e tij. Kur policia kontaktoi me qindra personat e përmendur në të dhënat e tij, ata mësuan me tmerr se Le Scouarnec mund të ishte ndaluar në vitin 2005, kur ai u dënua për posedim të pornografisë së fëmijëve.
I kishte paraprirë një operacion i organizuar nga FBI amerikane. Por hetuesit nuk ishin në gjendje të zbulonin ditarët e tij, kështu që ai u arratis me një dënim me kusht katër muaj, u transferua në një pjesë tjetër të Francës dhe gjeti një punë tjetër si kirurg.
Tani, në moshën 74-vjeçare, Le Scouarnec është në burg, pasi është dënuar me 15 vjet burg në vitin 2020 për sulmin ndaj dy mbesave të tij, një pacienti dhe vajzës së fqinjit të tij.


