U vrau vajzën 26-vjeçare, mesazhi i 30-vjeçarit për prindërit para se të hynte në gjyq: Qëndroni të fortë..

Bota

U vrau vajzën 26-vjeçare, mesazhi i 30-vjeçarit për

Para togave të zeza, Dimitris Vergos pranoi se kishte kryer vrasjen duke kërkuar edhe falje për vrasjen e Garyfallias. 30-vjeçari Dimitris Vergos i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, Garyfallia ka kërkuar falje në seancën e sotme gjyqësore.

Para togave të zeza, ai pranoi se kishte kryer vrasjen duke kërkuar edhe falje: Unë marr përgjegjësinë e plotë dhe pranoj gjykimin e Drejtësisë. Ndërsa jashtë sallës, teksa po futej në gjyq, ai dha një mesazh për familjen e të dashurës së tij.

“Ngushëllime për familjen e Garyfallias, qëndroni të fortë,”-tha ai. Ndërkohë që mediat greke kanë zbuluar detaje të tjera të frikshme lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, pasi u zbulua se i riu ishte diagnostifikuar me çrregullim bipolar.

Madje psikologia i kishte dhënë edhe një kurë me medikamente por e ëma nuk ia përdori kurrë pasi përpiqej të mbronte reputacionin e familjes nga thashethemet e të tjerëve. Dimitris Vergos kishte braktisur trajtimin e tij dhe nuk po merrte më ilaçet e tij çka dyshohet se solli edhe shpërthimin ndaj të dashurës së tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premtën mbrëma, ku 30-vjeçari hodhi nga shkëmbi të dashurën e tij pasi një sherri banal që kishte nisur për ngatërresën e rrugës. Sipas dëshmisë së tij, ai ishte futur në det por kur e kishte parë pa ndjenja kishte dalë sërish. Sipas ekspertizës, e reja ishte ende gjallë dhe mund të shpërtohej nëse do ta kishte nxjerrë, por nuk ndodhi ashtu.

ME TE LEXUARAT